Udhëtimi me aeroplan është një ”tmerr” për gati çdo pasagjer, dhe jo vetëm për shkak se aeroportet janë të mbipopulluara, por efektin që shkakton fluturimi në trupin tonë.
Edhe nëse jeni në fluturim të klasit të parë, nuk mund të bëni asgjë për mënyrën sesi fluturimi në aeroplan ndikon në trupin tuaj.
Ja çfarë ndodh saktësisht me trupin tuaj gjatë fluturimit:
Përceptuesit e shijeve janë të ”mpirë”
Mos fajësoni kompaninë ajrore për ushqimet gjatë fluturimit. Aftësia jonë për të përceptuar kripshmërinë dhe ëmbëlsinë bie deri në 30% kur jemi në ajër, sipas një studimi të kryer nga kompania ajrore gjermane Lufthansa.
Ju dehidroheni
Falë niveleve të ulëta të lagështisë së një aeroplani, një burrë mund të humbasë deri në 8.5 gota ujë dhe një grua mund të humbasë deri në 6.8 gota, në një fluturim mesatar prej 10 orësh. Dehidratimi mund të çojë në fryrje, kapsllëk dhe dhembje koke serioze, prandaj sigurohuni që të pini ujë kur fluturoni.
Lëkura juaj thahet
Lëkura juaj është më e lumtur kur lagështia e ajrit është midis 40-70%. Në aeroplan, nivelet e lagështisë janë rreth 20% dhe si rezultat, lëkura juaj është më e thatë se Sahara.
Keni gjasa më të mëdha të sëmureni
Në aeroplan mikrobet nuk kanë ku të fshihen. Sipas një eksperimenti, u zbulua se bakteret përgjegjëse për ftohjet e zakonshme, gripin, E.coli, dhe të tjera ishin të pranishme në aeroporte dhe aeroplanë. Për më tepër, nëse dikush afër jush është i sëmurë, ju keni shanse 80% që ajo të përcillet tek ju.
Emocionet tuaja janë të shfrenuara
Mos e gjykoni personin në sediljen pranë jush, për gërhitje ndërsa po shikon një film në fluturim. Sipas studimit, rreth 55% e udhëtarëve raportuan se kishin përjetuar emocione ndryshe derisa fluturonin, dhe rreth 41% e burrave vunë re se ata ishin munduar të fshiheshin pas një batanije, në mënyrë që pasagjerët tjerë mos të shihnin sytë e tyre me lot.
Dhimbja e kokës është më e madhe
Dhimbja e kokës gjatë fluturimit është një dukuri e zakonshme. Kjo ndodh pasi oksigjeni në ajrin qarkullues të aeroplanit pakësohet, dhe pa furnizim adekuat të oksigjenit, truri juaj nuk mund të funksionojë siç duhet. Gjëra të tjera si dehidratimi, dhe qëndrimi ulur për periudha të gjata kohorë gjithashtu mund të kontribuojnë në këto dhimbje koke gjatë udhëtimit.