Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 00:47 | Nga Ekonomia Online

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendon gjinekologu juaj gjatë vizitës? Sigurisht, si të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor, ai ka për detyrë t’ju japë një diagnozë të saktë dhe ta bëjë atë sa më mirë që të jetë e mundur. Por edhe mjeku mund të ketë shumë mendime personale, ndërkohë që ju jep mendimin e tij profesional.

Kjo gjë vërtetohet nga postimet e gjinekologëve në Whisper, rrjeti anonim social: gazeta angleze The Independent ka mbledhur anekdotat që ata kanë thënë. Ato nuk vlejnë për të gjithë mjekët, por mbase janë të mjaftueshëm për të demonstruar se gjithmonë ka një burrë pas çdo profesionisti.

“Sapo vajzat zbulojnë se çfarë pune bëjë, ato nuk duan të rrinë më me mua. Unë jam një gjinekolog”. Një tjetër: “Njerëzit më shikojnë çuditshëm kur zbulojnë se unë jam gjinekolog”, dhe një tjetër: “Ndonjëherë e urrej të jem gjinekolog. Pacientët mund të jenë kaq të vështirë ”. Ose: “Një ditë tjetër e gjatë si gjinekolog. Puna në një klinikë është më e mundimshme nga sa pritej”.

Por ka edhe shumë mesazhe pozitive: “Të jesh gjinekolog është e lodhshme. Sidoqoftë, ndihem i lumtur kur ndihmoj gratë”. E: “Unë jam një gjinekolog mashkull dhe më pëlqen shumë puna ime”.

Pastaj, ka edhe nga ata që ia lejojnë vetes të bëjnë ndonjë gjykim: “Unë jam një gjinekolog … dhe sot, në klinikën time, kam nuhatur një grua kur hyra në dhomë. Është kaq e trishtueshme kur njerëzit nuk kujdesen për veten e tyre.” Përsëri: “Unë jam një gjinekolog. Adoleshentët e sotëm janë jashtë kontrollit”.

Dhe me gratë? Nuk është gjithmonë e thjeshtë. “Unë jam një gjinekolog mashkull. Gruaja ime më mbështet, por ajo gjithashtu mendon se është pak e çuditshme që burri i saj i kalon ditët në punë duke parë gra të tjera”. “Gruaja ime e urren punën time”.

Për të shmangur pyetjet e bezdisshme: “Kur dikush më pyet se cili është profesioni im, unë them që jam një hetues privat, por unë në të vërtetë jam gjinekolog”.

Në fund të fundit, ajo për të cilën jam përqendruar më shumë është mirëqenia e pacientëve: “Unë jam një gjinekolog dhe uroj që pacientët e mi të mos ishin aq të trembur vetëm sepse jam mashkull. Jam mësuar me këtë”. “Unë jam një gjinekolog dhe para së gjithash përpiqem t’i lehtësoj pacientët e mi. Gjithçka që dua është që kur ata të largohen të mendojnë: “Nuk ishte aq e tmerrshme sa mendoja”.

Të ngjashme