Në Kosovë sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë, me reshje të kohëpaskohshme shiu ose reshje lokale me bubullima.
Temperatura më e ulët nga 9 gradë në jug deri në 11 gradë në veri, kurse më e larta ditore deri në 18 gradë.
Në Kosovë të premten do të mbajë mot i ndryshueshëm, i ngrohtë dhe kryesisht i thatë në pjesën më të madhe. Të shtunën në të gjithë territorin e vendit tonë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe me shira lokale e me bubullima.
Të dielën pritet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit.
Të dielën mbrëma priten vranësira të reja me reshje shiu dhe bubullima.
Deri të enjtën, më 6 tetor, moti pjesërisht i vranët me intervale me diell dhe me reshje të rralla shiu ose bubullima. Më pas i ngrohtë deri të shtunën, në shumicën e vendit me temperaturë maksimale prej 25 deri në 30 gradë, kurse gradualisht i ftohti do të fillojë nga e diela tjetër.