Një strategji për t’iu kundërvënë influencës ruse dhe kineze, ringjalljes së nacionalizmit dhe rrezikut të konflikteve, është zvarritur shumë në kohë.
Edhe pas Brexit-it, ekziston një pjesë e Europës ku Mbretëria e Bashkuar dhe blloku europian duhet të fokusojnë urgjentisht përpjekjet e tyre dhe të punojnë së bashku: Ballkani, thotë Politico.
Ai e përshkruan rajonin juglindore europian si një “mikrokozmos” të sfidave me të cilat përballen sot BE-ja, Britani dhe aleatët në të gjithë perëndimin dhe si një test të rëndësishëm të aftësisë për t`i bërë atyre ballë. Në Ballkan, ne mund të shohim sesi konkurrenca sistematike mund të zhvillohet dhe nëpër botë; është një shembull sesi mund të hedhin rrënjë idetë autoritare e pastaj të përhapen, sesi Rusia dhe Kina destabilizojnë dhe korruptojnë influencën dhe shtyjnë vijat e kuqe, sesi vende që duhet të ishin në rrugën e prosperitet rrezikojnë të kthehen në qendra të përhershme dhe eksportuese të paqëndueshmërisë.
Në muajin mars, teksa një avion i mbushur me ndihma mjekësore kineze preku tokën ne Beograd, presidenti serb u përkul e puthi flamurin e Kinës. Në mesin e pandemisë, Serbia mori sasi të mëdha vaksinash e pajisjesh nga Kina. Rusia nuk mbeti as ajo pas me Sputnikun. 30 vjet pas luftrave në ish-Jugosllavi, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të lulëzonin e mos mbeteshin kushërinjtë e varfër të paaftë për të imituar vlerat europiane, thuhet aty.
Përgjigja nga komuniteti ndërkombëtar ka qene anemike e procesi i anëtarësimi është zvarritur. Britanisë së Madhe i kërkohet të jetë më aktive, të kthehet në një partner të fortë e të besueshëm i cili të ndihmojë rrugën e rajonit me fokusin tek vlerat europiane, demokracia dhe transparenca. Lojën duhet ta bëjmë me kartat tonë, thuhet më tej, me ato të kundërshtarit nuk e fitojmë dot.