Si mendoni, çfarë personaliteti do të formojë fëmija juaj, i cili nga fëmijëria e hershme beson që dhuna dhe agresioni janë gjendje normale?
Dhe çfarë do të ndodhë nëse fëmija bie në kontakt me rrezikun real nga personi i rritur?
Do t’ju përgjigjemi nga pikëpamja psikologjike, jo nga ajo fizike.
Ekzistojnë dy skenarë: fëmija do të bëhet ose agresor ose viktimë.
Ju lutem që të gjeni forcën dhe të kuptoni që nuk është në rregull të rrahësh fëmijët!
Është e mundshme që edhe ju të keni qenë të rrahur në fëmijëri dhe me siguri edhe sot e kësaj dite i kujtoni ata dajakë si gjëra më të dhimbshme në fëmijëri.
Miq, kjo është shumë serioze dhe temë shumë e rëndësishme. Shpresoj sinqerisht që do ta kuptoni për çfarë po ju flasim.