Çfarë ndodh nëse nuk ankohesh për dy javë?

Prishtinë | 07 Sht 2024 | 07:22 | Nga Ekonomia Online

Një opinioniste e Huffington Post ka bërë një eksperiment me veten. Alexii Lardis vendosi të mos ankohej për dy javë. Nuk ankohej më në orën 3 pasdite në zyrë se u lodh, nuk acarohej kur të tjerët i zinin rrugën me makinë, dhe nuk qortonte asnjë që nuk e dëgjonte. Rezultati i këtyre dy javëve? Zbuloi se nuk ishte një njeri negativ, dhe sipas disa studimeve, personat optimistë jetojnë më gjatë. Ajo jep pesë këshilla se çfarë ndodh kur nuk ankohesh më:

  1. Nuk fle aq sa duhet

Ankesa numër një? “Jam e lodhur”, ose “Jam e shkatërruar”. Kultura jonë na e ka pakësuar gjumin. Madje, ndonjëherë ndodh që “zemërohemi” me veten për faktin që ndjehemi të lodhur. Për më tepër, thotë Alexii e bezdiste fakti se ankohej gjithnjë se ishte e uritur.

2. Më pak debate

Edhe pse mund të mos jesh një tip grindavec, ndodh që të përfshihesh në debate pa vlerë. Gjatë periudhës së këtij eksperimenti Alexii thotë se mundohej të mos reagonte në mënyrë impulsive. “Më ndihmoi të mos shpërthej kot, por mbi të gjitha më ndihmoi të mendohem para se të hap gojën. Besoj se të gjithë e keni dëgjuar këtë frazë që nga kopshti: ‘Para se të flasësh, mendo njëherë’. Tani e kuptoj sa herë e kam injoruar këtë këshillë të thjeshtë”, thotë Lardis.

3. Rritet ankthi

Çështja është kjo: në përgjithësi kjo eksperiencë ka qenë pozitive për Alexii. Ajo e ndihmoi të reflektojë mbi reagimet e saj. Por thotë ajo, ndonjëherë njerëzit kanë dëshirë të shfryhen.

“Një ditë u ktheva në shtëpi super e lodhur, dhe pak lëmsh emocionalisht. Në vend që të flisja me miken apo të fejuarin tim, qëndrova në heshtje. Ishte si të thuash, sikur nuk e di në çfarë mënyre të jesh pozitive, në një moment të caktuar. Ishte pak e çuditshme…”, rrëfen ajo.

4. Negativiteti është gjendje mendore

Kur vendosa të mos ankohem, nisa të vërej se sa negative janë proceset mendore. Edhe pse nuk u ankova kur isha e lodhur apo e etur, vazhdoja ta mendoja këtë në kokën time. Njësoj si fjalët, edhe mendimet negative mund të jenë të rrezikshme.

5. Lutesh më shumë

Në sforcimin tim “për të kthyer negativen në pozitive”, i jam drejtuar Zotit. Ndoshta nga eksperiencat e shkuara, por pavarësisht motivit, kështu bëja. Jam ndjerë më e lehtësuar.

Morali?

Negativiteti është gjithmonë aty, pas derës. Pasi vendosi të bëjë “grevën e ankesave”, Alexii thotë se ka qenë dita më e keqe e jetës së saj. Do të merresh me një bisedë të vështirë, do i bashkohesh negativitetit të të tjerëve, do të keni probleme të ndryshme, shkruan Mapo. Por kur ajo u ankua, rezultati ishte zhgënjyes.

“Një ditë më pas e kuptova që nuk duhet të bëjë qimen tra. Ka ditë të mira dhe ditë të këqija, por duhet të dini diçka? Varet gjithçka nga sjellja juaj”, thotë Lardis.

Të ngjashme