Pasagjerëve të avionit iu kërkohet gjithmonë që të vendosin telefonat në “flight mode” para se të niset avioni, por çfarë mund të ndodhë nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë?
Thuhet se sinjalet e telefonit mund të ndërhyjnë tek sistemet elektrike ose të telekomunikacionit tek avioni, por a mund të shkaktojnë ato rrëzim të avionit? (këtë të paktën kemi menduar deri tani).
Ekspertët e fluturimit ajror kanë zbuluar për Daily Mail se çfarë ndodh kur një pasagjer ose anëtarët e ekuipazhit nuk i fikin telefonat gjatë fluturimit.
Sipas ekspertëve, nuk ndodh asgjë nëse lini ndezur telefonin inteligjent, vetëm se sinjalet e tij ndërhyjnë tek kufjet e pilotëve duke shkaktuar zhurma, transmeton Krokodili. Këto zhurma janë të njëjta me ato që ndodhin kur një mikrofon është afër telefonit, dhe pengojnë pilotët gjatë komunikimin me radio.
Zhurma do të shqetësojë pilotin, i cili është personi i fundit që duhet shqetësuar gjatë fluturimit, prandaj është mirë që ta vendosni telefonin në “flight mode” ose ta fikni fare. Pilotët kanë zbuluar për Daily Mail se në rreth 50 fluturime që ata kanë bërë, mund të ketë ndodhur një ose dy herë që telefonat të kenë interferuar tek kufjet e tyre.
Tani që e morët vesh se përse duhet ta vendosni telefonin në “flight mode” duhet t’i përmbaheni rregullit, për të shmangur çdo lloj incidenti.