Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë në një vizitë zyrtare në Beograd ku ka diskutuar për hekurudhat, ndërsa Ministria që ai e udhëheq njoftoi për vizitën e tij tek pas raportimit në media.
Por, me t’u kthyer nga ky takim, Aliu nesër ka paralajmëruar një konferencë për media së bashku me përfaqësuesit e KFOR’it dhe LIMAK’ut.
Në njoftimin e MI’së thuhet se konferenca do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në ndërtesën VIP.
Ky është njoftimi i plotë:
KONFERENCË PËR MEDIA
Prishtinë,
14 shtator 2021
Ju njoftojmë, se nesër më 15 shtator 2021 (E Mërkurë), Ministri i MMPHI-së, z. Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, do të mbajë Konferencë për Media.
Konferenca për media do të filloj nga ora 9:30, ndërsa do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ndërtesën VIP.
Ftojmë të gjitha mediat që të marrin pjesë në këtë konferencë.