Një video e postuar nga Ermal Mamaqi në profilin e tij në Instagram është bërë ‘molla e sherrit’ mes dy këngëtareve të njohura shqiptare.
E ftuar në emisionin e kësaj jave në “Xing” do të jetë Ronela Hajati, e cila midis të tjerave, imiton dhe Bleonën teksa këndon këngën “Adoleshenca”.
Në videon që ka publikuar Ermali, Bleona nuk arrin të dallojë qartë se cila këngëtare është dhe për këtë arsye i shkruan: “Kush është kjo motra?”
Mirëpo, në një koment më poshtë, Bleona sqaron se ishte vërtet një keqkuptim dhe se ajo ka një marrëdhënie të mirë me Ronelën. Në koment Bleona përmend dhe faktin që kur ajo këndonte në vitin 1997, të tjerët “ishin me kallash në duar ose hanin trahana në shtëpi 7 veta në një tepsi”.
Dhe kaq ka mjaftuar, që ndaj saj të nisë një sulm me komente që ka degjeneruar në fjalor ofendues nga të dyja palët.
Debati është zhvilluar midis Bleonës dhe njërit prej ndjekësve, i cili i thotë se “një VIP nuk duhet të shpërthejë direkt në ofendime” dhe më pas vazhdon me akuza edhe më të rënda, që kanë nxehur këngëtaren dhe e kanë detyruar të reagojë akoma dhe më ashpër.
Ndërkohë, as Ronela dhe as Ermali nuk kanë folur ende rreth të gjithë debatit të zhvilluar në profilin e këtij të fundit.
https://www.instagram.com/p/BS1naB7lLQH/