Ndonjëherë kur shohin se si përgatitet sallami, ne duam të shmangim çdo nënprodukt të tij.
Në një pyetje të bërë së fundmi në AskReddit, një përdorues tha: “Cilën pjatë nuk e porosisni asnjëherë në restorant dhe pse?”
Përdoruesit, të cilët pohojnë se kanë punuar në restorante, u treguan menjëherë të gatshëm të përgjigjen.
Këto janë 11 llojet e ushqimeve që njerëzit e brendshëm të restoranteve, thonë se nuk do t’i porosisnin kurrë:
- Unë gjithmonë shmang pjatat që nuk lidhen me eksperiencën e restorantit. Nëse jam në një restorant peshku, nuk kam si të porosis mish. Apo nëse jam në një zgarë, të porosisë makarona. Porosit diçka që ata e kanë specialitet.
- Peshku Shpatë. Kam parë një shef që e priste dhe e qëronte, dhe nuk ishte aspak bukur.
- Pula është e mërzitshme dhe e mbivlerësuar. Përpiqem të mos porosisë asgjë që përmban pulë, të cilën mund ta bëj dhe vetë.
- Specialitetet e ditës zakonisht bëhen me përbërësit më të vjetër në kuzhinë.
- Unë nuk guxoj të ha sallatë. Kam parë shumë kamarierë që kanë zhytur dorën në koshin e mbeturinave, dhe asnjëri nuk i ka larë duart mjaftueshëm që të shërbejë një sallatë.
- Çdo specialitet i sushit duhet të shmanget.
- Krahët e pulës. Qindra krahë zhyten në fritezat e thella, dhe aroma e pamja e yndyrës është thjesht një makth që nuk duhet provuar.
- Supa, vetëm nëse jeni në një vend ku kjo pjatë është prioritet. Ka shumë ndryshim midis një supe “të lodhur” dhe një supe me të gjitha vitaminat. Nuk është gjithmonë një ide e mirë të porosisësh supë, pasi shumë restorante e shohin thjesht si një pjatë anësore apo një ushqim të lirë.
- Pula. Shpesh kam parë që nuk gatuhen mjaftueshëm, thjesht sepse kërkon shumë kohë dhe kuzhinieri është një dembel.
- Supa e ditës. Është bërë me ato që kanë mbetur nga dje.
- Gjithmonë tregohem i kujdesshëm me gjoksin e pulës. Në restorant, i përgatisnim gjokset e pulës në enë të mëdha dhe i linim aty për më shumë se një javë, ndoshta dhe një javë e gjysmë nëse s’kishim shumë porosi.