Në një kohë kur UNMIK-u kishte rol të rëndësishëm në krijimin e institucioneve demokratike pas luftës në Kosovë, Albin Kurti kundërshtimin ndaj këtij misioni e shndërroi në kauzë kombëtare.
Sot, kur UNMIK-u është shndërru në pengesë përcaktuese për përmbylljen e shtetndërtimit në Kosovë, Albin Kurti ia hap derën krahëm-krah, duke legjitimuar, forcuar prezencën e UNMIK-ut dhe Rezolutës 1244 në Kosovë!
Me ua rikujtu!
Albin Kurti ishte kundër UNMIK-ut, kur Michael Steiner suspendoi dinarin serb dhe e zëvendësoi me marken gjermane.
E godiste UNMIK-un kur Søren Jessen-Petersen i mbronte njerëzit e luftës dhe angazhohej për adresimin e statusit të Kosovës.
Në kohën kur Joachim Rücker mirëpriti deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa, tash, 13 vjet pas pavarësisë e fton UNMIK-un në zyre, ndonëse UNMIK-u është bërë zëdhenës i qendrimeve të Beogradit!