Çfarë përmbajnë anekset e reja të aktakuzës kundër katërshes së UÇK-së

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Aktakuza ndaj katër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, është rënduar me akuza të reja që iu referohen krimeve që pretendohet të jenë kyera në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës dhe në konviktin e Gjilanit, njofton Klankosova.tv.

Anekset e aktakuzës, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar e kryesuar nga Jack Smith. Kjo, pasi pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 e aprovoi kërkesën për akuzat e reja, ndërsa u konfrimua edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes.

Sipas aneksit 5 të aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, si pasojë e krimeve të kryera nga pjesëtarët e UÇK-së në rajonin e Suharekës kanë pësuar 12 persona, të komuniteteve të ndryshme.

“Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës privuan nga liria të paktën 12 persona, pa asnjë proces gjyqësor, duke i mbajtur ata në dy lokacione, në Budakovë dhe Semetishtë në kohë të ndryshme midis 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999.”


Emrat e viktimave të pretenduara mbahen të fshehtë, andaj edhe në aktakuzën e plotësuar detajet rreth këtyre personave janë të redaktuara.

Megjithatë janë përfshirë veprat e kryera ndaj tyre.

“[E REDAKTUAR] janë futur në pjesën e prapme të automjetit të [E REDAKTUAR] dhe janë dërguar në një shtëpi në Budakovë. Këpucët dhe këmishët u janë hequr, u janë lidhur duart dhe mbyllur sytë, dhe më pas janë rrahur.
[E REDAKTUAR], ende symbyllur, janë shtyrë poshtë shkallëve që qojnë në një bunker mbrapa shtëpisë në të cilën ata arritën. Shiriti me të cilin pati sytë e mbyllur i kishte rrëshqitur dhe një person [E REDAKTUAR] e kishte goditur në kokë nga mbrapa. Një person i veshur me uniformën e kamuflazhit dhe emblemën e UÇK-së në krah, beretë të kuqe dhe i armatosur me pistoletë, e morri në pyetje [E REDAKTUAR] brenda bunkerit dhe i kishte thënë se ia kanë vrarë babanë e tij. Pas tij ishte marrë në pyetje [E REDAKTUAR] dhe pas tij [E REDAKTUAR].”

Pas kësaj viktimat, ende me sytë mbyllur ishin dërguar në një vend tjetër, shtëpi të një personi të njohur për ZPS-në, e cila ndodhej rreth 2.5 km larg vend-mbajtjes së parë në Budakovë.

Në paragrafin ku pretendohet mbajtja e një personi tjetër, bëhet e ditur pak a shumë adresa e shtëpisë së mbajtjes në këtë fshat.

“Më, ose rreth datës 17 Gusht 1998, [E REDAKTUAR] është marrë nga shtëpia e tij në [E REDAKTUAR], është futur në automjet dhe është dërguar në shtëpinë e [E REDAKTUAR] në Budakovë, ku është vendosur në një dhomë. Shtëpia ndodhej afër 1 kilometër (1 km) larg bazës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Budakovë.”

Sipas aneksit të aktakuzës, në këtë shtëpi u mbajtën edhe femra.

Personat e ndaluar, gjithnjë sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar akuzoheshin për spiunazh dhe bashkëpunim me serbët, policinë serbe.

“Me një roje tek dera, [E REDAKTUAR] foli ndaras me [E REDAKTUAR] për të parë nëse ata ishin të përfshirë në spiunazh kundër UÇK-së apo shërbenin forcave serbe. Pasi ka folur me dy gra, [E REDAKTUAR] erdhi në përfundim se ato ishin prostituta, dhe i propozoi [E REDAKTUAR] që t’i lirojë ato ose t’i dërgonte në Brigadë.
[E REDAKTUAR] e morri në pyetje edhe [E REDAKTUAR] në shtëpinë në Budakovë derisa ky i kishte sytë e mbyllur dhe e ka pyetur atë për [E REDAKTUAR] dhe nëse ai ishte duke punuar për serbët ose kishte lidhje me policinë. Gjatë mbajtjes në Budakovë, [E REDAKTUAR] ishte abuzuar edhe fizikisht, nofulla e tij kishte pësuar lëndime pas goditjeve.”

Sipas aneksit, viktimat që u mbajtën në shtëpinë e ndalimit në Budakovë u plaçkitën.

“Në një pikë, [E REDAKTUAR] ndaloi makinën, e kontrolloi [E REDAKTUAR] dhe ia morri një orë dore, 175 marka gjermane dhe 75 dinarë të Jugosllavisë, të cilat nuk i janë kthyer kurrë.”

“Kur ata dolën jashtë makinës, [E REDAKTUAR] nxori një revolver 9 mm, e mbushi, dhe ia vendosi [E REDAKTUAR] në gojë. [E REDAKTUAR] e mori [E REDAKTUAR] në bazën e UÇK-së në Budakovë, ku kaluan rreth 5 minuta. Pastaj [E REDAKTUAR] e qoi [E REDAKTUAR] në një shtëpi rreth 500m larg nga baza ku kaluan afër 20 minuta; Policia Ushtarake po qëndronte në odën e kësaj shtëpie, dhe aty [E REDAKTUAR] iu tha pjesëtarëve të UÇK-së të shkonin me të. [E REDAKTUAR] bashkë me një ushtar tjetër  e quan [E REDAKTUAR] në bodrumin e një shtëpie në lagjen Palush, rreth 1 km larg. Bodrumi ishte i ulët, me një dritare të vogël dhe derë të blinduar.”

Akuza më e rëndë ndaj UÇK-së përfshinë vrasjen. Pas privimit arbitrar nga liria, dy persona thuhet se nuk u mbijetuan torturave.

“Qëllimi i pjesëtarëve të UÇK-së tregohet nga një sjellje e qëllimshme përmes së cilës, të burgosurit ishin quar në një apo më shumë lokacionet e sipër-përmendura dhe në këto vende ishin keqtrajtuar. Përderisa dhjetë nga të privuarit nga liria ishin liruar apo ia kishin dalë të arratisen, dy nga të burgosurit vdiqën, pasi për herë të fundit ishin parë në mbajtje nga UÇK-ja.”

Ndërkohë, në aneksin numër 7 për krimet e kryera në konviktin e Gjilanit, thuhet se janë kryer arrestime arbitrare, rrëmbime, torturime si edhe vrasje ose përgjegjësi për vdekjet e të paktën dy personave, trupat e të cilëve ishin gjetur në vitin 2000.

(E REDAKTUAR) dhe ( E REDAKTUAR) të dytë ishin rrëmbyer në Gjilan, me vetëm dy ditë dallim, më ( E REDAKTUAR) 1999.  (E REDAKTUAR) ishte transportuar drejt konviktit dhe nuk ishte parë, derisa trupi i tij ishte gjetur në qershor 2000. Vetëm dy ditë më vonë, më ( E REDAKTUAR) korrik 1999, (E REDAKTUAR) ishte rrëmbyer, ishte dërguar në konvikt, dhe nuk ishte parë më, deri kur trupi i tij ishte gjetur me 2002.  (E REDAKTUAR) i cili ishte marrë nga shtëpia e tij më (E REDAKTUAR) korrik 1999, së bashku me fqinjin e tij më të afërt, (E REDAKTUAR) dhe të afërmin, (E REDAKTUAR), nga tre ose katër persona të veshur në të zeza dhe nga fqinji i tij, (E REDAKTUAR). Derisa gratë ishin liruar me të arritur afër konviktit, (E REDAKTUAR) nuk u pa më deri në gjetjen e trupit të tij në qershor 2000.
Autopsia e (E REDAKTUAR) është kryere te (E REDAKTUAR). Aty kishte goditje me armë në nofull. Dy plumba ishin gjetur në trup që dëshmonte se ai ishte qëlluar edhe një pjeë të tjera të trupit. Shkak i vdekjes ishin plagët e shumta nga të goditja me armë. Mostrat e ADN-së ishin marrë nga familja për ta konfirmuar identitetin e trupit.
(E REDAKTUAR) (E REDAKTUAR) . Ai dhe gruaja e tij jetonin në Gjilan, në (E REDAKTUAR). Të gjithë serbër nga ndërtesa kishin ikur para incidentit, dhe pavarësisht se (E REDAKTUAR) e kishte lutur atë që të largohej, ai kishte vazhduar të thoshte se nuk kishte nevojë të iktë, meqenëse nuk kishte bërë diçka të keqe. Ata i kishin dërguar fëmijët e tyre në Serbi, vetëm  dy ditë para incidentit.  (E REDAKTUAR) ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në mëngjesin e (E REDAKTUAR) korrikut 1999, në prani të (E REDAKTUAR) tij. Trupi i tij ishte identifikuar në (E REDAKTUAR) . Armët i ishin marrë para rrëmbimit të (E REDAKTUAR) .  Një natë para se (E REDAKTUAR) të rrëmbejej në (E REDAKTUAR) korrik 1999, disa djem të rinj nga lagjja kishin ardh t’ia merrnin armët. Ata kishin thënë se janë nga UÇK. Ata kishin thënë se ishin dërguar nga UÇK-ja dhe në rast se (E REDAKTUAR) do t’i dorëzonte armët, do të ishte i sigurt në banesën e tij.  Ata ishin jashtë derës së tyre, derisa (E REDAKTUAR) nuk kishte dashur t;ua dorëzonte armët. (E REDAKTUAR) e kishte pyetur një fqi që po kalonte andejpari në atë moment, e që ishte poashtu (E REDAKTUAR), se kush ishin ata burra. Njëri nga ta ishte (E REDAKTUAR), 70 vjeçar që jetonte në ndërtesën prapa tyre dhe fqiu e këshilloi se (E REDAKTUAR) duhet t’I dorëzojë armët ‘për sigurinë e vet’ në mënyrë që të mos kishte probleme të tjera me UÇK’. (E REDAKTUAR) i dorëzoi armët dhe kërkoi një dëftesë si dëshmi, por i ishte thënë se diçka e tillë është e panevojshme. Por më pas i kishin thënë se dëftesën do ta merrte një ditë më pas .
Ditën e nesërme, në mëngjesin e (E REDAKTUAR) korrikut 1999, dikush i ra ziles në derë. (E REDAKTUAR) i tha burrit të qëndroj brenda. Ajo dhe burri i saj ishin të frikësuar. Ata kishin dëgjuar për të tjerër që ishin marrë kryesisht natën, dhe nuk ishin parë më, përfshirë edhe disa që kjo u kishte ndodhur pak ditë më herët.
(E REDAKTUAR) ishte i frikësuar edhe për gruan e tij (E REDAKTUAR), sepse nëse do të merrej ai, ajo do të mbetej serbja e vetme në ndërtesë. Ajo e hapi derën, dhe i pa dy burra. Ata e pyetën: ‘Ku është (E REDAKTUAR)? ‘. Ajo u përgjigj se ai gjendet në shtëpi. Ata i kërkuan të dal jashtë. (E REDAKTUAR) hyri brenda dhe i tha burrit se ishin dy persona të panjohur që e po kërkonin. Ai u ngrit dhe doli ted era. Ata i thanë se do të donin të hynin brenda. Ata hynë dhe u ulën. (E REDAKTUAR) më vonë kishte marrë vesh nga fqinji i saj se se njëri nga ata quhej (E REDAKTUAR). Njëri nga personat i tha burrit të saj (E REDAKTUAR) të bëhet gati se do ta dërgonte te objekti i shkollës me konvikt. (E REDAKTUAR) kishte rezistua, duke thënë se nuk kishte nevojë për diçka të tillë, duke sqaruar se një ditë më herët i kishte dorëzuar armët. (E REDAKTUAR) kishte vazhduar kundërshtimin. Ata i thanë: ‘është më mirë që të vish me dëshirë se sa të detyrohesh me forcë’. Ata i thanë se do të kthehej për gjysmë ore.
(E REDAKTUAR) e kishte kthyer kokën dhe e kishte shikuar gruan, dhe kishte provuar t’i thotë se ata e kishin njohur njëri tjetrin meqë kishin punuar në fushën e njëjtë. Ai tha asaj të mos brengosej, se ai do të kthehej për gjysmë ore. Ai kishte veshur tuta dhe pantofla dhe kishte provuar të ndërrohej. Ata i kishin thënë se nuk kishte nevojë meqë do të kthehej për gjysmë ore. Kur ata e morën atë, (E REDAKTUAR) filloi të qante. Ajo vrapo te ballkoni dhe pa se apo shtyhej drejt një makine të hirtë.  Rreth një orë më vonë, ajo shkoi te fqinji më i afërt. Atij i tha se ia morën burrin për t’ia dërguar në shkollën me konvikt. Ai i kishte thënë se do të shkonte të shikonte nëse e kishin dërguar atje. Ai tha se ‘ai ishte në shkollë’. Ai po merrej në pyetje dhe se do të lirohej për gjysmë ore’. Ai, tutje kishte sqaruar, ‘ju e dini tani se si është gjendja. Është shumë rrezik. Madje edhe për mua. Më duhet të qëndroj në nivelin e poshtë’. (E REDAKTUAR) nuk e pa më asnjëherë të gjallë burrin e saj. Trupi i tij ishte identifikuar në (E REDAKTUAR) .

Anekset plota të aktakuzës i gjeni në këtë vegëz:

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980b976a3&doc_type=stl_filing_annex&lang=eng&fbclid=IwAR1-QWLBGiRSCBHts0qoezAOzM1pvNNX_AgeH9Unoe31KqMCZFxGdRLzYUM

Të ngjashme