Ajri në Prishtinë sot është për tu lakmuar.
Ndryshe nga ditët e tjera, sot matësi tregon një gjendje më shumë se perfektë të ajrit në kryeqytet.
Sipas indeksit të fundit të Ambasadës Amerikane, del se cilësia e ajrit është 21 pm.
Ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikurse janë largimit i mjegullës, paraqitja e erës, reshjet e shiut dhe reshjet e borës.