Duhet të thuhen të vërtetat për katër vite Gjykatë Speciale:
1) Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë çfarë e obligon mandati
a) nuk ka miratuar Rezolutë ku ritheksohet që Kuvendi është burimi i vetëm i legjitimitetit të Speciales edhe Kuvendi dhe Kosova dhe ai mund të tërhiqet po nga Kuvendi
b) është dashur të thërrasë në Komisionet përkatëse të Kuvendit Kryetaren e Speciales për të raportuar për punën, zhagitjet e panevojshme dhe afatet e Gjykatës Speciale
c) është dashur të kërkojë që të bëhet plani për bartjen graduale të Speciales në Prishtinë
2) Institucionet si Akademia e Arteve dhe Shkencave, Shoqatat Juridike dhe të Avokatëve dhe forumet intelektuale është dashur të reagojnë publikisht për shkarjet dhe arbitraritetin, procedural dhe ligjor, goxha shpesh, të Dhomave të Specializuara
3) PDK dhe partitë tjera me strategjinë “prit dhe shiko”, duke treguar frikë banale apo oportunizëm nuk kanë bërë çfarë është dashur të bëjnë që Gjykata Speciale të jetë efikase dhe të forcojë shtetin e Kosovës ndërsa mbrohen të drejtat e themeluesve kryesorë dhe shtetasve të Kosovës.
Presidenti në ardhur Donald J. Trump do të kërkojë të gjitha këto sapo të hyjë në Shtëpi të Bardhë. Sepse kërkimi i zbatimit të drejtësisë pa zhagitje nuk është interferim në drejtësi, por është deryrë qytetare.
A do të skuqet dikush në Kosovë kur të ndodhë kjo që Amerika do të bëjë çfarë nuk bëmë ne?!