“Dhuratë nga zoti” e ka cilësuar këngëtarja e njohur Britney Spears ish-banshkëshortin e saj, Sam Asghari në librin e saj “The Woman in Me”.
Artistja e mbaroi së shkruari librin përpara se të divorcohej nga aktori.
“Unë e vlerësoj se sa i qëndrueshëm është ai. Më pëlqen që ai as nuk pi”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera këngëtarja ka treguar se nuk e dinte që Kevin Federline po priste të bëhej baba kur filloi lidhjen me të.
“E dija që e doja menjëherë në jetën time. Kimia mes nesh në fillim ishte e çmendur. Nuk mund t’i mbanim duart larg njëri-tjetrit”- tha Spears.
Kujtojmë që Britney dhe Asghari u martuan në shtëpinë e saj në Kaliforni në qershor të vitit 2022, ndërsa u ndanë vetëm 14 muaj më vonë.