Shenjat dalluese që fëmija ka parazitë janë:
Lëkura e kokës që kruhet vazhdimisht, skuqje dhe acarim veçanërisht tek rrënjët e flokëve rreth fytyrës dhe pas veshëve.
Vënie re e parazitëve që lëvizin nëpër flokë ose e vezëve të parazitëve (thërrizave). Për të gjetur shenjat e parazitëve të kokës duhet të ekzaminoni pjesën e mbrapme të qafës dhe rreth veshëve me një lente zmadhuese në një vend me shumë dritë. Ju mund të mos i shikoni gjithmonë parazitët e rritur të kokës pasi ato lëvizin shpejt. Thërrizat janë të vogla, me formë vezake, dhe ngjiten tek njëra pjesë e rrënjës së flokëve tek lëkura e kokës ose 2.5cm nga lëkura e kokës. Nëse ato janë ngjyrë kafe ose të zezë nuk kanë çelur akoma. Lëkurat e bardha të hapura që bien kollaj kur floku shkundet janë lëkura të vdekura ose zbokth.
Si duhet të trajtohen parazitët e kokës?
1- Përdorni një shampo ose lëng të marrë në farmaci që është posaçërisht për parazitët e kokës. 2- Ndiq udhëzimet me përpikmëri, duke përfshirë trajtimet pasuese, pra si të veproni pasi keni aplikuar shampon. Shumica përmbajnë një krëhër thërrizash të posaçëm. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar.
3- Mund të merrni ne konsideratë një prerje më të shkurtër flokësh nëse fëmija juaj ka flokë të dendur dhe të gjatë (për të bërë krehjen më të lehtë), por mos e rruani (zero, pra me brisk) kokën e fëmijës tuaj vetëm nëse fëmija është djalë dhe e pëlqen atë stil flokësh pasi fëmija mund të ndihet keq nga ana psikologjike.
4- Shumica e produkteve janë efektivë në mbytjen e parazitëve të rritur të kokës, gjithësesi ato nuk i mbysin të gjitha vezët. Krehja është hapi më i rëndësishëm. Kriheni të gjithë flokun e lagur çdo ditë derisa të mos gjeni më vezë. Sigurohuni të krihni përsëri për të egzaminuar për parazitë koke ose thërriza pas trajtimit të vazhduar.