Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, në prill të vitit 2020 shkruante se bulizmi e inferioriteti i irriton të gjithë.
Ajo thoshte se shumë persona që bulizohen, si zgjidhje të problemit e shohin vetëvrasjen.
Kështu kishte shkruar deputetja Ujkani në profilin e saj në Twitter.
Linçimin publik ndaj profesorit e nisi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila i gjykoi si të pahijshme dhe degjeneruese vallëzimet e Lulezim Pacit, që me profesion është mësimdhënës.
Videot e profesorit të gjimnazit duke vallëzuar, Ujkani i quajti degjeneruese dhe të pahijshme.