Çfarë thotë vetë Adi Krasta për kontratën me Ora News

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 09:54 | Nga

Lajmi i shpërndarë rrufeshëm ditën e sotme në lidhje me rikthimin në ekran të moderatorit të njohur, nuk është i vërtetë. Vetë Adi Krasta ka mohuar në mënyrë kategorike shkrimin e revista “Bordo” e cila, referuar burimeve tha se ai ka firmosur kontratë me televizionin Ora News.

“Jo, nuk kam firmosur asnjë kontratë me askënd dhe nuk kam shkelur në asnjë televizion”, i është përgjigjur interesit të revista “Who”, Adi Krasta.

Nuk dihet arsyeja se përse ky lajm qarkulloi sot në mediat sociale, por me siguri, përgënjeshtrimi i tij do të mërzisë shumë nga fansat e ata që u bënë gati për rikthimin e Krastës në ekran.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme