Kurti ka gabuar kur përmes veprimeve të tij ka nisur ta bëjë veriun çështje të sigurisë. Për t’u tërhequr pastaj. Qeveria ka qortim kundër zjarrit të strukturave të Serbisë që digjnin secilën veturë që shndërrohej në RKS. Kjo veçse i ka vulosur* limitet që secili i di. Kjo vulë e realitetit të raportit të forcave është defaktorizim në dialog. Kjo vulë nuk sjell marrëveshje të mirë.
Por ç’e do përmbajtjen e marrëveshjes përballë emrit t’njeriut, namit të tij.
Kështu është kjo Qeveri. Rëndësi ka si flasim për marrëveshjen, jo përmbajtja. Në fakt, propaganda është vetë përmbajtja e Qeverisë. Ta zëm, farsën e sotme po e quajnë zbatim të vendimit për targat. Çfarë trillesh do të na thurin për Asociacionin?!
Kosova sot është defaktorizuar në dialog. Vendimi për shtyerje të afatit për targat i ngjan dorëzimit të një aventurieri të papërgjegjshëm që luan luftash dhe papritmas e kupton se kjo puna paska realitet brutal. Dhe tërhiqet për ta përgatitur rrëfimin triumfues të zmbrapsjes.