“Çfarë turpi”, Budakova: Nuk ka ende një film të mirëfilltë për luftën tonë

Prishtinë | 14 Dhj 2025 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Aktori dhe regjisori Halil Budakova, nuk e fshehu zhgënjimin që e ka për mungesën e filmave që pasqyrojnë historinë dhe figurat kyçe të Kosovës.

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai tha se po të ishte ministër i Kulturës, do të ftonte jo vetëm vetë, por edhe disa aktorë dhe regjisorë të talentuar, edhe nga Shqipëria, për të realizuar një film që t’i tregonte botës historinë dhe heroizmin e Kosovës.

“Sa shumë më vjen që në Kosovë nuk kemi ende një film të mirëfilltë për luftën tonë. Çfarë turpi është për ata që udhëheqin institucionet e kulturës! Po të isha ministër i Kulturës, nuk do të ftoja vetëm veten, por edhe 5-6 aktorë dhe 3-4 regjisorë të tjerë me potencial. Do të ftoja aktorë, regjisorë dhe dramaturgë nga Shqipëria për të bërë një film për vendin tonë. Nuk ka film për Adem Jasharin, nuk ka film për Gjergj Kastriotin, nuk ka film për luftën e Kosovës, për viktimat e saj dhe për të humburit e vendit, tha aktori i njohur për Klan Kosova.

Të ngjashme