Më shumë nuk të ofron jeta. Viti kur Inteligjenca Artifiaciale u bë ‘mainstream’. OpenAI shpërtheu me ChatGPT e cila pastaj u bë pjesë e Microsoftit që edhe i rriti dramatikisht profitet dhe përmirësoi pozicionin e saj në treg. Mbi 100 applikacione të AI tashmë po ndihmojnë në shumë sektorë. Google pushoi nga puna 30,000 në dhjetor si rezultat i suksesit me AI.
Kosova me 15 vite vonesë u bë pjesë e projektit të liberalizimit të vizave. Sa ironike dhe e padrejtë më u mbajtë të izoluar qytetarët dhe bizneset. Hapja me Europë dhe Perendim do ankornoj Kosovën aty ku e ka vendin historikisht. Asnjë mrekulli nuk do të ndodhë menjëherë por brenda 10-20 viteve efektet do të shifen mirë. Nuk do të ketë largime masive edhe pse së më shumë që dalin është më mirë strategjikisht për Kosovën. Fillojmë shkathësi teknike profesionale, bëhemi me para… përfundimisht fuqizohet Kosova, rriten investimet nga diaspora në të ardhmën. Puna jonë është që ata që janë jashtë të i transformojmë në investitor biznesei dhe ekonomik. Përtej blerjes së banesa, investime në industri, prodhim. Kosova ka potencial mbi 5 miliardë në vit vetëm me mallra e prodhime vendore, aq e kemi deficitin tregtar në vit..
Jam shokuar me mungesën e reagimit që kemi pasur si shtet dhe shoqëri ndaj inflacionit qe dy vite. Ne do të duhej të kishim disa institute ekonomike të fokusuar në inflacion. Inflacioni është kancer i ekonomisë. Qeveria më ka befaruar tej mase për shkak se ka qenë jashtë loje dhe ka përdorur mjetet të gabuara që vetëm e kanë rritur dhe stimuluar inflacionin. Sidomos ‘rritja ekonomike’ dhe ‘ndihmat’.. këto kanë qenë infuzion për inflacion më të lartë. Pemët dhe Permit më së shumti janë rritur, por kemi pasur fat që pas pjesës së parë janë stabilizuar cmimet e energjisë dhe derivateve, kjo na ka shpëtuar!
Një ditë luftë në Basnjskë! e përjetuam. Edhe pse kishte viktima, mirë kaluam pasiqë nuk u përhapën luftimet. Policia e Kosovës ka menxhuar me profesionalizëm dhe gjakftohësi gjendjen. Ndoshta ka mundur edhe të ‘eleminoj’ më shumë nga sulmuesit por ndoshta edhe ka bërë mirë që nuk ka bërë ashtu, për shkak se dhuna sjellë më shumë dhunë. Qeveria ka pasur fat me këtë sulm! Prej këtij momenti Serbia ka humbur kredibilitetin dhe përkrahjen, ndërsa qeveria e Kosovës ka dalur nga presion i lartë ndërkombëtar, i pa precedan për Kosovën. Qeveria ka bërë punë të mirë në veri, ka eleminuar laboratoret e drogës që me gjasë kanë financuar krimin e organizuar dhe strukturat paralele. Ka sjellur rend dhe ligj dhe ka nën kontrollë më shumë se kurrë më parë veriun.
Kështu me këto katër ngjarje kryesore kaloj viti 2023. Ndoshta ne kemi mësuar dicka dhe do të jemi më të përgatitur për 2024 dhe vitet në vijim. Siguria Energjetike, Shëndeti Publik, Arsimi Kualitativ dhe Mbrojtja mbesin dicka që duhet menduar seriozisht. Asgjë nga këto nuk do të kenë sukses pa investime në biznes dhe ekonomi. Rritja ekononike është parakusht me i rregullu sektorët tjerë. E ndoshta edhe mësohemi së paku me i shpenzu këto pak mjetet (3.3 miliradë në vit) që i kemi përfshi me i investu si duhet që me pas kthim sa më të lartë dhe të ardhme më të qetë, sigurtë, prosperuese dhe të qëndrueshme.