Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është shokuar nga dëshira e disa klubeve për të krijuar një Superligë Evropiane.
Ai ka kritikuar ashpër 12 klubet që kanë pranuar të luajnë në një projekt të ri privat, të ndarë nga Liga e Kampionëve. Ai ka theksuar se krijimi i një gare tjetër nuk është në të mirë të futbollit.
“Është një garë për të fituar para. Jam shumë i shokuar me dëshirën e klubeve elitare të jenë këtij projekti të ri privat”, ka thënë Challandes për “rfj.ch”.
Challandes ka drejtuar Zuerichun si trajner në Ligën e Kampionëve.
Ai ka drejtuar edhe disa klube tjera zvicerane si dhe ka qenë selektor i grupmoshave të reja të Zvicrës dhe ekipit “A” përfaqësues të Armenisë. Te Kosova si përzgjedhës është që prej vitit 2018.