Challandes fton Lirim Kastratin

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Lirim Kastrati ka marrë ftesë për të ju bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar Kastratin në ekipin A për dy ndeshjet e tetorit, transmeton KTV.

Kastrati, i cili është pjesë e klubit kroat, Lokomotiva e Zagrebit, do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen me Gjilbartarin, e cila zhvillohet me 10 tetor, si dhe kundër Malit të Zi me 14 tetor.

Lajmin e ka konfirmuar Kastrati për KTV-në.

Të ngjashme