Challandes mban nesër konferencë për media

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll po përgatitet për t’i zhvilluar tri ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.

“Dardanët” do të ballafaqohen me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim, pastaj me Greqinë dhe Spanjën më 5 dhe 8 shtator si vendas në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes do të paraqitet të hënën në një konferencë para mediave për të folur rreth ndeshjes së parë më Gjeorgjinë me fillim nga ora 11:00.

Në po të njëjtën ditë skuadra do të zhvillojë stërvitje në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 19:00.

Të ngjashme