Challandes: Mbrojtësit tanë ishin të gatshëm të vdesin në fushë për të mos pranuar golin e barazimin

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 18:16 | Nga Halide Rexhepi

Trajneri i përfaqësueses, Bernard Challandes, së Kosovës ka mbajtur konferencë për media pas ndeshjes ku Kosova shënoi fitore 2:1 ndaj Çekisë, raporton Ekonomia Online.

Challandes ka falënderuar ekipin për fitoren duke thënë se meritat ju shkojnë atyre.

 Ai tha se ky ekip sot ishte i gatshëm që të vdiste në fushë vetëm që të mos barazohej rezultati në pjesën e dytë.

“ Unë e thash në konferencë për media dje do të jetë lojë shumë e vështirë, ne jemi krenar me këtë ekip. Në këtë lojë nuk ishte e mjaftueshme vetëm pozicionimi tekniko-taktik, por edhe një përqendrim. Pjesa e parë ishte e mirë për 2 ekipet, në pjesën e dytë pasi ne e shënuam golin e dytë ishim në pozicion të mbrohemi.  Mbrojtësit tanë ishin të gatshëm të vdesin në fushë për të mos pranuar golin e barazimin. Dua të falënderoj përfaqësuesen që ka bërë një lojë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Challandes tha se pavarësisht mungesave të cilat i patën si Rashica dhe Zeneli që ishin të lënduar kjo nuk ka ndikuar në lojë, por u ka dhënë hapësirë lojtarëve të tjerë.

Ai shtoi se Kosova ka një ekip që lufton me zemër për fitore.

“Është e vërtet që kemi pasë mungesa, por kjo ka nënkuptuar që ka pasë lojtarë të tjerë sot Muslia ka luajtur për herë  të parë, por ka hy në lojë si një lojtar me përvojë të madhe. Kemi një ekip që është duke luftuar me zemër, edhe kur kemi mungesa si Rashica dhe Zeneli është një shans për lojtarët e tjerë që të vinë të luajnë për ekipin”.

“Muriqi është e kemi pa që ka bërë lojë  të mira jam i kënaqur me lojën e tij sot, por në logjikën time është lojtar ballkan, ka qenë motor sot, në disa momente kyçe ka qenë vendimtarë”

“Ne mund të festojmë deri në orën 00.00 pas orës 1 ne duhet të mendojmë për lojën tjetër”

Challandes nuk ka dashur të komentojë për lojtarët të cilët do të luajnë kundër Anglisë, por ka shtuar që duhet të bëjnë lojë më shumë në mbrojtje pasi kjo e sotmja ishte më agresive e fokusuar në sulm.

“Unë nuk dua të flas për lojën e ardhshme për emrat e përveqshëm, sot kemi luajtur lojë më sulmuese, por kundër Anglisë duhet të mbrohemi më shumë”, tha ai, raporton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme