Bernard Challandes nuk ka asnjë dyshim, nëse do të ishte e mundur, që tani do të dëshironte që Florent Hadergjonaj t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Në ‘BlicInterview’ me Astrit Gashin, trajneri 67-vjeçar, Bernard Challandes, ka deklaruar se nuk është koha që të flasim për ardhjen e mundshme të Florent Hadërgjonajt sepse mbeten shumë gjëra për t’u bërë deri në kompletimin e marrëveshjes.
Sipas Challandes, nuk është aspak e lehtë që Hadërgjonaj të vijë dhe të luajë për Kosovës, pasi sipas tij “mundësia e FIFA-s mund të jetë që ai të mos luajë për ne, gjithashtu Zvicra mund të kundërshtojë”.
“Natyrisht, unë kam folur me Hadërgjonajn, por unë nuk mund të them se ai do të jetë lojtari ynë i ri, sepse nuk e kemi kontratën. Tani për tani, jo”, u shpreh Challandes.
“Unë shpresoj se Hadërgjonaj do të luajë për ne, por tani ju lutem prisni. Tani për tani, ai nuk mund të luajë për Kosovën, kjo është situata. Unë nuk mund të kuptojë pse njerëzit dëshirojnë të japin informata të gabuara. Prisni”.
“Unë nuk jam i çmendur, ai luan për Huddersfield, ai është një mbrojtës i djathtë – ne nuk kemi shumë mbrojtës të djathtë dhe ai është një kandidat për skuadrën tonë Kjo është shumë e qartë – por ju lutem prisni”.
“Ai ka luajtur për Zvicrën dhe ne tani duhet të kemi kontratën, nënshkrimin, punën e FIFA-s, pasi mundësia e FIFA-s mund të jetë që ai të mos luajë për ne, gjithashtu Zvicra mund të kundërshtojë”.
“Jo, nuk është aq e lehtë – pasi në këto situata është shumë e rëndësishme që të flasim sa më pak, ndërsa ne po flasim shumë”, ka thën Challandes.
Përfaqësuesit e Hadërgjonajt janë parë në Kosovë, teksa ishin të pranishëm në duelin e fundit Kosovë-Bullagari për të ndjekur nga afër “Dardanët” dhe për të biseduar në lidhje me mundësinë që mbrojtësi i Huddersfieldit të ndryshojë mjedis.
Hadërgjonaj nuk u ftua nga Zvicra për ndeshjet e marsit dhe kjo ka rritur më shumë spekulimet që 24-vjeçari të ndryshojë përfaqësuese në qershor. /