Raportimet për një përleshje ndërmjet Edon Zhegrovës dhe Arijanet Muricit nuk janë aspak të vërteta – kështu ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.
Gjatë ditës së martë ishte raportuar se dy futbollistët e Kosovës ishin përfshirë në një zënkë në kampin e Përfaqësueses.
Thashethemet u intensifikuan kur Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se portieri është larguar “për arsye disiplinore”.
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zhegrovës, i cili përgënjeshtroi gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në ndërkohë, në konferencën për shtyp, trajneri Challandes nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes lidhur me këtë çështje.
Ai ka thënë se ky informacion është krejtësisht fals dhe është lajm i rremë, dhe se nuk ka pasur kurrfarë zënke mes dy lojtarëve të Kosovës.
Derisa nuk ka dhënë detaje për arsyen e largimit të Muric, duke vendosur që ta respektojë lojtarin.