Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërsa me 10 shtatorë kundër Anglisë në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.
Stërvitja e parë e Dardanëve është më 2 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri”.