Forma e lojtarëve sulmues të Kosovës që po tregojnë te skuadrat e tyre po e gëzon seleksionuesin e Përfaqësueses, Bernard Challandes. Por ai ngul këmbë se pa mbrojtje të fortë nuk mund të fitohet asnjë ndeshje, e sidomos këto që e presin Kosovën më 21 dhe 25 mars.
Sulmuesit e mesfushorët ofansivë si Vedat Muriqi (Rizespor), Milot Rashica (Werder Bremen), Arbër Zeneli (Reims) e Bersant Celina (Swansea) kanë bërë ndeshje të mira së fundi, duke shënuar dhe asistuar gola, por sipas Challandesit, ata pos për golat duhet të mendojnë edhe për t’u mbrojtur, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova më 21 mars në Prishtinë e pret Danimarkën në ndeshje miqësore, ndërsa më 25 po në Prishtinë e pret Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve për Evropianin 2020.
Celina do të kthehet në Përfaqësuese pas mungesës në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, derisa të tjerët janë standard.