Kosova ka nisur fazën e eliminatorëve të evropianit me barazim 1-1 kundër Bullgarisë.
Këta të fundit realizuan golin e parë në takim përmes Vasil Bozhikov gjersa barazoi gjithçka Arber Zeneli.
Pas takimit ka folur trajneri Bernard Challendes, i cili ka pohuar se është i kënaqur me lojën e lojtarëve, por jo edhe me rezultatin.
“Mendoj se kemi bërë një pjesë të dytë të mirë. Nuk ishin nervoz dhe u munduam shumë dhe nuk ishte e lehtë përballë një ekipi që u mbrojt mirë dhe nuk ishte e lehtë. Ekipi ka luajtur mirë, por më është e rëndësishmja dhe gjëja kryesore ishte efikasiteti. Unë jam i kënaqur me skuadrën, por jo me rezultatin”.
Po është gjëja më e rëndësishme, por nuk ka qenë problem kualiteti, por agresiviteti, Nuk ishte pjesë e parë e mirë për kualiteti, por kishim katër raste. në një ndeshje të tillë, janë të mjaftueshme për të shënuar. Në pjesën e dytë e kemi mbajtur më tepër topin dhe për këtë i kam folur lojtarëve, që më vonë u ndryshua”, tha trajneri zviceran.
Ai më tutje ka folur edhe për Benjamin Kolollin, i cili në minutat e fundit u vendos që të inkuadrohet në fushën e blertë pasi që ishte i lënduar.
“Është gjithmonë një zgjidhje. Kololli ka luajtur mirë në kampionatin e vetë. mund të mendojmë, por nuk kisha shumë zgjidhje”, tha ai.
Pas kësaj, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A, ku lider është Anglia me gjashtë pikë ndërsa Bullgaria është e dyta me dy pikë.