Manchester City dhe Chelsea do të kërkojnë sonte të mbyllin sezonin me trofeun me të veçantë për klube, Champions League.
City i Pep Guardiolës e kërkon për herë të parë në histori të trofe, derisa Chelsea për herë të dytë, pas triumfit në vitin 2012.
Për Pep Guardiolën është finalja e tretë në karrierë, pasi dy herë ka triumfuar me Barcelonën, dhe finalja e parë pas 11 vitesh kur triumfoi për herë të fundit me klubin katalunas.
Në anën tjetër, për Tuchel është finalja e dytë me radhë në Ligën e Kampionëve.
Ai arriti deri në finale edhe edicionin e kaluar me PSG-në, ku humbi 0-1 nga Bayern Munich.
City dhe Chelsea janë përballur tri herë sezonin 2020/21, dy herë në Premierligë dhe njëherë në FA Cup.
Në ndeshjen e parë në Premierligë City arriti të fitojë 3-1 në Stamford Bridge, derisa në atë të kthimit me 8 maj, Chelsea fitoi 2-1 në stadiumin Etihad.
Në muajin e fundit, Chelsea përveç në Premierligë, e mundi edhe në FA Cup Cityn, diçka që ka shtuar besimin te londinezët se kanë shanse të mira për ta fituar trofeun me vesh.
Finalja do të zhvillohet në Portugali në stadiumin e Portos nga ora 21:00.