Channing Tatum është duke e përjetuar rëndë ndarjen nga e dashura e tij, Jenna Dewan.
Një burim pranë tij ka thënë se aktori e ka pasur shumë të vështirë këtë moment në jetën e tij.
Në ndërkohë, një burim i dytë ka thënë për Dewan se “po mbështetet tek miqtë e saj për të përballuar ndarjen”.
“Jenna ka një agjendë shumë të ngjeshur. Jeta e saj nuk ka ndryshuar shumë, ajo është shumë e ngarkuar me punë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Dewan dhe Tatum së fundmi janë parë pa unazat e martesës, ndonëse ndarjen e bënë publike më 2 prill.
Disa ditë pasi ata bënë publike ndarjen e tyre, Dewan u kthye në xhirimet e showut të saj televiziv, Mixtape.
Vikendin e kaluar, Tatum është parë në Honda Indy Grand Prix, që edhe ishte dalja e tyre e parë publike qysh prej kur ishin ndarë.
Në ndërkohë, Dewan, ka nisur të kthehet në rrjetet sociale, duke larguar kështu edhe mbiemrin e dytë.
Javën e kaluar, ajo kishte bërë edhe një “update” në llogarinë e saj në Instagram, duke postuar për herë të parë pas ndarjes.
“Falemnderit për gjithë mbështetjen. Dashuri edhe për ju”, kishte thënë ajo në një fotografi ku shihej në plazh, e veshur me fustan të bardhë.
https://www.instagram.com/p/Bhfeuo3HOO7/?utm_source=ig_embed