Chapecoense e pranon trofeun e Copa Sudamericana (Foto)

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 12:41 | Nga

Ekipi brazilian i futbollit Chapecoense i cili humbi futbollistët dhe stafin teknik në aksidentin ajror që ndodhi në Kolumbi, edhe zyrtarisht e pranoi trofeun e Copa Sudamericana.

Me ceremoni të organizuar para tërheqjes së shortit për turneun Copa Libertadores për vitin e ardhshëm, trofeu fillimisht iu dorëzua presidentit të ri të klubit Pilinio David de Nes Filho, i cili erdhi në krye të detyrës pasi presidenti i mëparshëm Sandro Pallaoro humbi jetën në aksident.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, presidenti Nes Filho ka falënderuar kundërshtarët finalistë të Atletico Nacional që mundësuan përfundimin e organizimit si kampionë. “I shpreh falënderime klubit Atletico Nacional që na e dha këtë mundësi me një gjest në kupën të cilën e fituam bashkarisht. Me të vërtetë, ky ishte një veprim shumë njerëzor dhe fisnik”, tha Filho.

Image result for Chapecoense e pranon trofeun e Copa Sudamericana

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme