Pas Manchester Cityt që siguroi kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, sonte (e mërkurë) do mësohet finalisti i dytë.
Chelsea i bën ‘konak’ Real Madridit në kuadër të ndeshjes kthyese së gjysmëfinales, shkruan lajmi.net.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1 – 1, gjë që i jep përparësi “Bluve” të Londrës.
Sidoqoftë, ende asgjë s’ka mbaruar me trajnerët që në konferencë për shtyp dje ishin optimist për fitore.
Takimi zhvillohet në “Stamford Bridge” dhe nis në ora 21:00.