Chelsea-Arsenal është kryendeshja e javës së nëntë në Premierligë.
Dy skuadrat e mëdha angleze përballen me njëra tjetrën sonte me fillim nga ora 18:30 në “Stamford Bridge”.
Arsenali aktualisht gjendet në vendin e dytë me 20 pikë, aq sa ka edhe Totenhami në pozitën e parë .
Në anën tjetër, Chelsea është në pozitën e 11-të me 11 pikë, ndërsa së fundmi është këndellur, teksa ka arritur dy fitore radhazi në elitën e futbollit anglez.