Chelsea dhe Milan duket se do të shkëmbejnë dy lojtarët e repartit të mesfushës.
Franck Kessie mund të përfundojë në Londër, pas ‘blutë’ e duan atë në marrëveshjen për Tiemoue Bakayoko, shkruan ‘Daily Star’, transmeton lajmi.net.
Bakayoko i cili ishte i jashtëzakonshëm me Monacon dështoi të tregonte formën e tij të mirë tek Chelsea, gjë që shtyu që ai të huazohet në ‘San Siro’.
Futbolli në Itali duket se i është përshtatur mesfushorit dhe ai tashmë po rikthehet në formën e tij të lartë.
Gennaro Gattuso dhe drejtuesit e Milan tashmë po mendojnë që ta blejnë kartonin e lojtarit nga Chelsea.
‘Blutë’ e Londrës thuhet se do të kërkojnë shërbimet e Franck Kessie në çdo marrëveshje të mundshme.