Frank Lampard është nën presion që të shpëtojë punën e tij te Chelsea.
Trajneri anglez shpenzoi mbi 200 milionë euro në verën e kaluar për transferime, mirëpo po i mungojnë rezultatet e mira.
Chelsea është duke menduar që të shkarkojë Lampardin në rast se ata pësojnë humbje sonte kundër Leicestrit.
The Blues janë mysafir të Dhelprave në takimin që fillon në ora 21:15 në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.
Përveç N’Golo Kantes, Lampard i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe shpreson të triumfojë ndaj djelmoshave të Brendan Rodgers.
Chelsea është aktualisht në vendin e shtatë me 29 pikë, shtatë më pak se lider Manchester United dhe një disfatë mund të shkarkojë anglezin nga pozita e trajnerit. /Telegrafi