Chelsea nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t të Premier Leagues.
Të hënën mbrëma, skuadra londineze fitoi ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 2:0. Me këtë fitore Chelsea është ngritur në vend të katërt me 42 pikë, sa i ka edhe West Hami në vend të pestë. West Hami më herët të hënën fitoi 3:0 ndaj Sheffield Unitedit.
Chelsea që në pjesën e parë e përmbylli dilemën e fituesit. Olivier Giroud shënoi për 1:0 në minutën e 31-të, ndërsa Timo Werner vendosi rezultatin përfundimtar, 2:0, në minutën e 39-të.
Newcastle United renditet në vend të 17-të me 25 pikë.
Chelsea po vazhdon me fitore nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel.