Chelsea fiton Ligën e Evropës, deklason Arsenalin në finale

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 23:24 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është kampione e Ligës së Evropës për sezonin 2018/2019, pasi ka mundur 4:1 në finalen e madhe Arsenalin të mërkurën në mbrëmje në Baku.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk dhuroi asnjë gol, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushimin e pjesës së parë me rezultat 0-0.Në pjesën e dytë, tifozët e futbollit kanë mundur të shohin një ndeshje të hapur, me pesë gola të shënuara.

Ishte Chelsea që pati një start të furishëm, duke i shënuar tre gola brenda një periudhe të shkurtër.Oliver Giroud në minutën e 49’, gjeti i pari rrjetën për 1:0. Në minutën e 60’, sulmuesi spanjoll Pedro, dyfishoi epërsinë.

Rezultati u trefishua në minutën e 65’, me Eden Hazard që shënoi për 3:0 nga pika e penalltisë.U duk se Arsenal po ‘zgjohej’ kur Alex Iwobi ngushtoi epërsinë në 3:1 në minutën e 69’, shkruan lajmi.net.

Por, i shpejtë ishte reagimi Chelsea, që përmes Hazard tre minuta më vonë, realizoi për 4:1, gjë që doli të ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kjo fitore, i sjellë Chelsea titullin e dytë të Ligës së Evropës, ndërsa Arsenal vazhdon të mbetet pa asnjë titull evropian

Të ngjashme