Chelsea është i gatshëm ta sigurojë një marrëveshje për anësorin e Monacos, Thomas Lemar, raporton The Evening Standard.
Kjo pasi “Të kaltrit” kanë hequr dorë nga sulmuesi i Celtic, Moussa Dembele.
Po ashtu, skuadra e Antonio Contes ka dërguar skautë në Beograd për ta shikuar yllin e Crvena Zvezdas, Richamond Boakye.
Conte është në kërkim të një sulmuesi zëvendësues të Alvaro Moratas, me Michy Batshuayi jashtë planeve të tij.