Chelsea i hapur për të nënshkruar me Icardin

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.

28-vjeçari është i lidhur fort me një largim nga Parc des Princes mes mungesës së minutave nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.

Megjithatë, klubet e interesuara për sulmuesin argjentinas nuk mungojnë dhe janë të shumta ato që duan shërbimet e tij.

Sipas mediumit të njohur Fichajes, Chelsea është i hapur për nënshkrimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Chelsea thuhet se mund të nisë tentativat e një transferimi të Icardin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Icardi ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri në vitin 2024 dhe çmimi i tij sillet rreth 40 milionë euro.

Argjentinasi është lidhur gjithashtu edhe me një rikthim në Serie A, me Juventusin dhe Romën mes klubeve të interesuara.

Të ngjashme