Barcelona po përgatitet të pranojë ofertë nga Chelsea për Philippe Coutinhos, i cili shihet si zëvendësues i Eden Hazard.
Goal ka kuptuar se edhe pse Coutinho dëshiron të mbetet në “Camp Nou” pas një sezoni zhgënjyes, disa nga anëtarët e bordit nuk e duan në ekip sezonin e ardhshëm. Braziliani ka dështuar të impresionojë që kur u transferua nga Liverpooli për rreth 105 milionë funte në janarin e vitit 2018, pavarësisht se fitoi dy La Liga.
Në anën tjetër, Chelsea është i etur që të gjejë sa më shpejtë një zëvendësues të lojtarit kryesor. Eden Hazard pritet të largohet drejt Real Madridit dhe ‘Blutë’ po presin të fitojnë rreth 100 milionë euro nga kjo marrëveshje. Barca gjithashtu po pret ofertën e parë nga ekipi londinez, që më pas mund të diskutojnë për një akord.