Chelsea ka arritur një fitore të vlefshme në shtëpi përballë kampionit në fuqi të Anglisë, Leicester City 3-0.
Skuadra e drejtuar nga strategu italian, Antonio Conte, ishte më e mirë në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe me plot meritë triumfoi me rezultat të lartë.
Kampionët në fuqi nuk arritën asnjëherë të rrezikojnë portën e vendasve duke dëshmuar formën e keqe që po kalojnë.
Pas kësaj fitore të thellë, Chelsea është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 16 pikë të tubuara.
Ndërkohë në javën e nëntë, londinezët përsëri do të luajnë si vendas ku do të presin ish-trajnerin e tyre Jose Mourinhon me Manchesterin e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=U-A3Vidi1aU
https://www.youtube.com/watch?v=W_oXIEU-oAU
https://www.youtube.com/watch?v=da948ZHqUgc