Chelsea mund të bëhet me pronar zviceran

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, ka thënë se ka pranuar ofertën për ta blerë Chelsean nga Roman Abramovichi.

Abramovichi ka qenë në presion të madh në javët e fundit pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.

“Blutë e Londrës” kanë thënë nëpërmjet një komunikate se Abramovichi nuk është më pronar i skuadrës, ndërsa pronar i ri mund të bëhet Wyss, i cili ka thënë se është pjesë e një grupi që synon blerjen e klubit nga biznesmeni rus.

86-vjeçari Wyss ka pasuri rreth 5 miliardë dollarësh.

“Abramovichi është një prej njerëzve më të afërt të Putinit. Si gjithë oligarkët, edhe ai është në panik. Abramovichi është duke tentuar t’i shes të gjitha vilat në Angli. Ai dëshiron të largohet edhe nga Chelsea përfundimisht. Unë dhe tre njerëz të tjerë kemi pranuar një ofertë të martën për ta blerë skuadrën nga Abramovichi”, ka thënë Wyss për gazetën zvicerane “Blick”.

Të ngjashme