Chelsea po shqyrton mundësinë e largimit të Emanuel Emegha, edhe pse sulmuesi holandez sapo iu bashkua klubit nga Strasburgu.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Bluve janë të hapur të dëgjojnë çdo ofertë për Emeghan, njësoj si për Liam Delap dhe Nicolas Jackson, teksa vazhdojnë riformësimin e repartit ofensiv.
Situata është ndikuar edhe nga dëmtimi i fundit i Emeghas në muskujt e kofshës, i cili pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë.