Chelsea pas De Ligt dhe Skrinar

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është i vendosur të marrë mbrojtësin e tyre të ri nga Serie A, duke përgatitur një ofertë të re për qendërmbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, por edhe duke luftuar ndaj PSG-së për yllin e Interit, Milan Skriniar.

Mbrojtësi i Juves është në treg pasi nuk arriti të binte dakord për një zgjatje të kontratës dhe shprehu pakënaqësinë me drejtimin e përgjithshëm në të cilin po shkojnë bardhezinjtë.

Ata përfunduan të katërt në dy sezonet e fundit të Serisë A dhe tifozët vazhdojnë të kritikojnë stilin e lojës së trajnerit Max Allegri.

Ekziston një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro në kontratën e De Ligt, kështu që Juventusi dëshiron të paktën 100 milionë euro, megjithëse kjo mund të reduktohet me shkëmbimin e lojtarëve.

Chelsea fillimisht ofroi para plus sulmuesin Ëerner, por që u refuzua, derisa pritet një tjetër takim për të martën ose më së voni të mërkurën.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia gjithashtu pretendon se Chelsea ka dalë në skenë për të luftuar Paris Saint-Germain për qendërmbrojtësin e Interit, Skriniar.

Çmimi i kërkuar është 70 milionë euro dhe deri më tani PSG ka ofruar 60 milionë euro plus bonuse, por shumë burime supozuan se një marrëveshje do të ishte mjaft e afërt pasi gjigantët e Ligue 1 të siguronin menaxherin e tyre të ri.

Tani Gianluca Di Marzio thotë se Chelsea është gjithashtu në garë për sllovakun, pasi kishte kërkuar më parë informacion gjatë negociatave për kthimin e Romelu Lukakut në San Siro në formë huazimi.

Raportohet se Skriniar tashmë ka pranuar një pagë prej 7.5 milionë euro për sezon në PSG.

Të ngjashme