Chelsea po mendon ta blindojë Rudigerin me kontratë të re, por gjermani kërkon pagë sa të Lukakus

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Antonio Rudiger është njëri nga mbrojtësit më në formë jo vetëm te Chelsea, por në gjithë Evropën.

Qendërmbrojtësi gjerman ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion, duke u shndërruar në lider të mbrojtjes te The Blues.

Duke parë formën e jashtëzakonshme të lojtarit, Chelsea tanimë ka nisur negociatat për kontratën e re të tij.

Rudiger është futur në vitin e fundit të kontratës dhe londinezët nuk duan që në fund të sezonit të largohet i lirë gjermani nga skuadra.

Chelsea i ka ofruar një kontratë të re me pagë prej 140 mijë eurove në javë, por kjo ofertë është refuzuar.

28-vjeçari dëshiron 200 mijë euro në javë, pagë të cilën për momentin e marrin vetëm lojtarët si Romelu Lukaku, N’Golo Kante dhe Timo Werner.

Të ngjashme