Aurelien Tchouameni po tërheq admirues nga e gjithë Evropa pasi doli në skenë me Monacon sezonin e kaluar dhe më pas u fut në kombëtaren franceze.
Real Madridi është një nga klubet që po tregojnë një interes të madh për mesfushorin 21-vjeçar dhe e konsiderojnë atë një opsion të mundshëm për të ardhmen, por ata nuk janë skuadra e vetme e madhe që i kushton vëmendje atij.
Skuadra e Premier Ligës, Chelsea, raportohet gjithashtu se po e ndjek Tchouamenin dhe e ka vendosur atë lart në listën e objektivave të tyre.
Gara për nënshkrimin e Tchouameni është duke vazhduar dhe Chelsea është një kandidat i fortë, me lojtarin që pritet të largohet nga Monaco verën e ardhshme.
Sipas faqes së internetit Transfermarkt, vlera e të riut është rritur nga 18 milionë euro në 36 milionë euro që nga fillimi i këtij sezoni.