Chelsea është duke e rivalizuar Manchester Unitedin për shërbimet e Hakim Ziyech.
26-vjeçari po kalon nëpër një formë fantastike, e që ka zgjuar interesimin e dy skuadrave angleze.
Paraqitjet e tij në sezonin e kaluar me Ajaxin në Ligën e Kampionëve, bënë që Chelsea e Unitedi të shikojnë nga afër lojën e tij në këtë sezon.
Dy klubet nga Liga Premier janë bindur për cilësitë që i posedon marokeni dhe duan ta transferojë atë.
Por, SunSport raporton se The Blues tani janë një hap përpara Djajve të Kuq për t’i marrë shërbimet e Ziyech.
Kontrata e mesfushorit me Ajaxin skadon në vitin 2022, derisa ka një klauzolë prej 35 milionë eurove.
Skuadra holandeze ka bërë të ditur se nëse pranojnë çmimin e duhur, lojtari mund të largohet qysh në këtë afat.