Chelsea raportohet se i ka dhënë fund interesimit për sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain, që është i huazuar te Milani.
“Blutë” janë lidhur me një transferim të argjentinasi prejse Maurizio Sarri u emëruar trajner i londinezëve dhe kjo dyshe kishte punuar së bashku në Napoli.
Sarru e dëshiron transferimin e Higuainit pasi synon përforcimin e fazës së sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit, por Goal raporton se Chelsea tani zyrtarisht i ka dhënë fund interesimit për të.
Negociatat që është dashur t’i bëjë Chelsea me Juventusin dhe Milanin kanë shtyrë londinezët që të tërhiqen nga gara.
Chelsea tani është në kërkim të një sulmuesi tjetër pasi Sarri është i pakënaqur me Olivier Giroudin dhe Alvaro Moratan.